December 18, 2017

Janë rrahur të mitur në Butel (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Dy persona të mitur janë sulmuar fizikisht nga një numër më i madh personash
meshkujsh në moshë nga 16-18 vjet në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Butell, Shkup. Njërit prej
të miturve i është shkaktuar lëndim objekt të fortë në pjesën e shpatullës së majtë, ndoshta me thikë,
dhe më pas i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën e urgjencës “Nënë Tereza”. Siç thonë, sulmi
fizik ka ndodhur pasi më parë shoku i të miturit të sulmuar është zënë me sulmuesit në oborrin e
shkollës “Zef Lush Marku”.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 18 dhjetor, ora 21:00, rr. “Bosnja dhe Hercegovina”
Burimi i informacioneve: Media elektronike Skopjeinfo.mk.
Viktimat e involvuara: Dy persona të mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një grup prej më tepër personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – ngjarja ka ndodhur në rajon të populluar me njerëz përbërje
etnike të përzierë; ka mundësi që prejardhja etnie e kryerësve të jetë e ndryshme nga ajo e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik që
KMH-ja ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga Sektori i Punëve të Brendshme
Shkup te Prokuroria Themelore Publike Shkup është dërguar Informim me shkrim në lidhje me veprën
penale „Dhunë“, të paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Adresë
rr. “Bosnja dhe Hercegovina”
Emri i Vendit
rr. “Bosnja dhe Hercegovina”

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Janë rrahur të mitur në Butel (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike