Çfarë ka ndodhur: Dy nxënës shtatëmbëdhjetëvjeçarë nga SHMQSH “Vllado Tasevski” janë sulmuar
fi zikisht nga 10 deri në 15 persona të panjohur, nxënës në të njëjtën shkollë. Menjëherë pas sulmit
fi zik, kryerësit kanë zbritur nga autobusi i NQP-së nr. 50. Nga mjeku te të dy personat e mitur janë
konstatuar lëndime trupore, kurse një person është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23 nëntor, ora 14:30, në afërsi të Bit-Pazarit, Shkup
Burim i informacioneve: Media elektronike, Makfaks.
Viktimat e përfshira: Dy persona të mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP); Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Grup prej dhjetë kryerësish.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – për shkak të përbërjes së përzierë etnike të nxënësve që mëso-
jnë në shkollën e dhënë, ka mundësi që kryerësit dhe viktimat të kenë prejardhje të ndryshme etnike.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se më 5.8.2016 personi përgjegjës
nga NQP në SP KP – Gjorçe Petrov është dorëzuar procesverbal për pranimin e fl etëparaqitjes penale,
si dhe se SPB – Shkup ndërmori masa dhe aktivitet për zbardhjen e ngjarjes penalo-juridike dhe për-
caktimin e identiteti të kryerësit, pas kësaj do të vijojë shkresa konkrete.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.