February 28, 2017

Janë lënduar të rinj pas incidentit për shkak të përkatësisë etnike (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Dy persona janë lënduar gjatë një zënke në qendër të Shkupit. Në stacionin e
autobusit te Banka Popullore janë zënë dy grupe dhe janë lënduar dy persona, prej të cilëve njëri
nga fshati Brazda dhe tjetri nga fshati Sopishte. Njëri prej të lënduarve është 17-vjeçar, kurse tjetri
është 19-vjeçar. Ekipi i TV 24 në momentin e incidentit ka qenë në vendngjarje ku ka vënë re praninë
e automjetit të ndihmës së shpejtë, si dhe policinë, e cila nuk lejoi qasjen e ekipit në vendngjarje.
Sipas informacioneve të transmetuara nga mediumet, në këtë ballafaqim fizik është lënduar i biri i një
prej kryetarëve të komunave të Shkupit. Mediumi transmeton se i mituri është mbajtur në Qendrën
klinike me lëndime në pjesën e kokës, kurse pastaj në Qendrën e Urgjencës është sjellë edhe një
person tjetër, si dhe se MPB-ja po punën në zbardhjen e tërësishme të rastit. Sipas gazetares së Al
Xheziras Shkup – Millka Smilevska, incidenti është kryer nga përfaqësues të bashkësisë shqiptare,
si hakmarrje për incidentin me sulmin fizik dhe verbal mbi studenten shqiptare, që ka ndodhur në Sheshin “Makedonija” në Shkup. (http://www.zlostorstvaodomraza.com/reports/view/377). Ajo këtë
informacion e ka marrë personalisht në Qendrën e Urgjencës Shkup.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 shkurt, rreth orës 19, në stacionin e autobusit te Banka Popullore,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike 24Vesti, Facebook-profili i gazetares Millka Smilevska nga
Al Xhezira Ballkan.
Viktimat e involvuara: Dy persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni130, KP i RM-së)
Kryerësit: Grup prej disa personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – për shkak të vendndodhjes së incidentit i cili ka ndodhur në
stacion autobusi, ku qëndrojnë autobusë të cilët qarkullojnë në fusha me përbërje etnike të përzierë,
supozohet se përkatësia etnike e kryerësve ndryshon nga ajo e viktimave.
2. Natyra e dhunës – supozohet se ky incident është hakmarrje për incidentin para pesë ditësh, kur një
grup prej disa personash meshkuj, e kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht një studente shqiptare në
qendër të Shkupit.

Statusi i rastit: Është dorëzuar fletëparaqitje penale kundër një personi për kryerje të veprës penale
“Dhunë“ në përputhje me nenin 386 të KP-së.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se pas masave dhe aktiviteteve të
ndërmarra nga SPB-ja Shkup te Prokuroria Themelore Publike Shkup është dorëzuar fletëparaqitje
penale (KU nr. 2283/17) kundër një personi për kryerje të veprës penale “Dhunë” në përputhje me
nenin 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike në bashkësi.

Adresë
Banka Kombëtare, Shkup.
Emri i Vendit
Banka Kombëtare, Shkup.

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Janë lënduar të rinj pas incidentit për shkak të përkatësisë etnike (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike