Çfarë ka ndodhur: Janë lënduar më tepër persona në Sveti Nikollë kur nëpunësi policor i Stacionit
policor Sveti Nikollë, i cili nuk ka qenë i angazhuar me punë dhe një grup qytetarësh e kanë prishur
rendin dhe qetësinë publike gjatë festimit të fitores së kandidatit për kryetar komune për Sveti
Nikollën. Janë lënduar më tepër persona dhe atyre u është dhënë ndihmë në Shtëpinë e shëndetit në
Sveti Nikollë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 16 tetor, ora 00:10, qendra e Sveti Nikollës.
Burimi i informacioneve: Botimi elektronik i gazetës “Nova Makedonija”.
Viktimat e involvuara: Grup personash.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një person.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Koha e ndodhjes së incidentit – ngjarja ka ndodhur gjatë festimit të fitores së kandidatit për kryetar
komune për Sveti Nikollën në sheshin në Sv. Nikollë
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: MPB-ja në përgjigjen e dhënë në lidhje me Kërkesën për informacione
me karakter publik të dërguar nga KMH-ja për këtë ngjarje e ka vërtetuar incidentin, duke theksuar
se pas autorizimit të prokurorit publik është kryer mbikëqyrje në vendngjarje, janë kryer biseda me
personat e involvuar, janë mbledhur dëshmi nga dëshmitarët dhe është siguruar dokumentacioni
mjekësor nga personat që punojnë në Shtëpinë e Shëndetit në Sveti Nikollë. Informacionet e
mbledhura së bashku me shënimin e përgatitur zyrtar janë dorëzuar në PTHP Sveti Nikollë, e cila po punon në zbardhjen e ngjarjes, kurse dokumentacioni i tërësishëm mbi masat e marra është dorëzuar
edhe në Sektorin për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale – Njësia Shtip.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.