Çfarë ka ndodhur: Në datën 27.11.2019 në ora 18.55 në SPB Shkup, B.I.(43) nga Shkupi ka paraqitur se reth
orës 18.45 në rr.”Filipi i dytë maqedonas” djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona. Ndërmerren
masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 27.11.2019, në ora 18.45, Shkup
Burimi i informacioneve: buletin ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Përgjegjës: 2 persona
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktimat janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.