May 10, 2016

Incident për shkak të bindjes politike (e paverifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Menjëherë pas protestës së LQMM-së në Manastir, një grup më i madh i qytetarëve
të Manastirit janë drejtuar nga shtëpia e një prej udhëheqësve të “Lëvizjes së Manastirit”, aktivistit
qytetar, Ilija Balltovski. Sipas dëshmitarëve, grupi ka thërritur fjalë të ndyta dhe sharje për Balltovs-
kin, kanë thërritur “Ua!” dhe kanë fi shkëllyer. Në atë kohë në shtëpi ka qenë familja e tij, e cila është
shqetësuar, kurse Balltovski nuk ka qenë në shtëpi.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 maj, rreth orës 23:45, para shtëpisë së aktivistit qytetar, Ilija
Balltovski, Lagjja Nedopirlivi, Manastir.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Sakam da kazham.
Viktimat e përfshira: Në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Shkelje e rendit dhe qetësisë publike.
Kryerës: Një grup më i madh i qytetarëve të Manastirit.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtëpia e një aktivisti qytetar udhëheqës i të a.q. Lëvizja
e Manastirit, e njohur në publik për pjesëmarrjen në demonstratat për dhënie dorëheqje të kryetarit
të Komunës së Manastirit dhe tërheqjen e abolimit të presidentit, si dhe në grupin që ka realizuar
aksione guerile në Manastir.
2. Perceptimi i viktimës – sipas deklaratës së dhënë për mediet, viktima e konsideron incidentin si
incident me motivim të anshëm.
3. Koha – incidenti ka ndodhur drejtpërdrejt pas protestës së LQMM-së në Manastir.
Statusi i rastit: I mbyllur, nuk janë konstatuar shkelje apo vepra penale.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se gjatë protestës nuk janë kon-
statuar shkelje apo vepra penale për të cilat ndjekja merret me obligim zyrtar.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.

Adresë
Lagjja Nedopirlivi, Manastir
Emri i Vendit
para shtëpisë së aktivistit qytetar, Ilija Balltovski,

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
-
Emri i Vendit
Shtëpi
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
Incident për shkak të bindjes politike (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Përkatësia politike