Çfarë ka ndodhur: Më 16.08 të vitit 2020 rreth orës 21.00 në SPB Strugë ka qenë i arrestuar Gj.D. (21) prej Manastiri, për shkak të pengimit dhe sulmit ndaj një nëpunësi oficial duke kryer punë sigurimi. Ai, para fillimit të ndeshjes sportive në “Plazhin e grave” në Strugë, duke lëvizur bashkë me një grupë tifozësh nga Manastiri, fizikisht ka sulmuar një tifoz nga Struga, dhe pastaj edhe një nëpunës policor i cili kishte ndërmarrë masa oficiale për ndalimin e sulmit. Kundër tij do të ngritet kallëzim penal.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model i incidenteve të mëparshme – konfrontime ndërmjet grupeve të ndryshme tifozësh.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.