Çka ka ndodhur: LSDM (pneniia më e madhe në opozitë) deklaroi se përgjatë një mbledhje me komunitetin
lokal në Lisiçe, Shkup, kandidati i tyre presidencial ka qenë i fyer verbalisht dhe se ka pasur përpjekje për
sulm fizik kundër tij. Policia deklaroi se incidenti ka qenë përleshje mes katër pjestarëve të LSDM-së dhe dy
pjestarëve të VMRO-DPMNE-se. VMRO-DPMNE u dënua për dhunë.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 15 Prill, Lisiçe, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi lokal 24Vesti.
Viktima(t) e përfshirë: Katër pjesëtarë të partisë në opozitë (të sulmuar fizikisht); kandidati presidencial i
partisë në opozitë (verbalisht i sulmuar).
Lloji i krimit(ve): Rrezikimi i sigurisë, neni. 144, lëndim trupor, neni. 130 KPRM.
Kryerësi(t): Dy pjesëtarë të partisë udhëheqëse. Partia politike u dënua për dhunë.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – Nga deklaratat e dhëna për media shumë lehtë mund të kuptohet se viktimat –
përfaqësuesit nga LSDM, e perceptojnë incidentin të motivuar nga paragjykimi.
2. Lokacioni dhe koha – incidenti ka ndodhur përgjatë një tubimi politik të grupit të synuar.
3. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se do të ndërmarrin masat e duhura dhe
se pas kompletimit të dokumentacionit për rastin do të paraqesë akuzat e nevojshme.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj incidentesh sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.