Çka ka ndodhur: Gjatë mbrëmjes kryerësit e panjohur shkatërruan zyrën lokale të partisë politike të GROM
në Draçevë të Shkupit.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 13 prill, Draçevë, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike Plusinfo.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material nuk kishte viktima në këtë incident.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Lokacioni – qëllimi është vendi me rëndësi politike i grupit të synuar.
2. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktimë(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.