December 8, 2016

Digjet bilbordi i BDI-së në lagjen Gjorçe Petrov (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në lagjen Gjorçe Petrov, nga kryerës i panjohur janë djegur pjesërisht dy bilborde
me fotografi të përfaqësuesve të partisë politike BDI.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 8 dhjetor, rreth orës 03:00, në rr. “Gjorçe Petrov”, tek ish “Baumar-
ket”, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Lokalno.mk.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Objekt i dëmtuar – në bilbord ka pasur material propagandues të partisë politike BDI.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
bilbordeve me përmbajtje politike në periudhën parazgjedhore.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup, Njësia për
mbikëqyrje në vendngjarje dhe analizë ka bërë fotografi m, kurse të dëmtuarit janë informuar se vepra
penale e kryer “Dëmtim i objekteve të huaja” ndiqet me padi private dhe për të duhet të dorëzohet
procesverbal te stacioni kompetent policor.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.

Adresë
rr. “Gjorçe Petrov”, Shkup
Emri i Vendit
tek ish “Baumar- ket”

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Digjet bilbordi i BDI-së në lagjen Gjorçe Petrov (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike