Çfarë ka ndodhur: Dy persona të panjohur i kanë ofruar një udhëtim një nënshtetasi sirian në Serbi.
Menjëherë pas asaj, një person i tretë u është bashkuar atyre. Atëherë një nga autorët ka nxjerrë një
tubë metali dhe ka fi lluar të godasë viktimën në shpinë, pas së cilës ata kanë vjedhur çantën e shpinës
së tij që përmbante tre telefona celular dhe një sasi të madhe të parave (euro dhe dollarë). Më pas,
ata e kanë lënë viktimën në rrugë dhe kanë shkuar në drejtim të panjohur.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 29 qershor 18:00, lagjia Karposh, Kumanovë.
Burimi i informacionit: Media elektronike Kumanovskimuabeti.
Viktimat e përfshira: Një shtetas sirian.
Lloji i krimeve: Grabitje (neni 237i kodit penal), Dhuna (neni 386 i kodit penal).
Kryerësit: Grupi i panjohur prej tre autorëve.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa tregues të paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigranti sirian) që është i paktë në numër nga anëtarët e një grupi tjetër (të popullsisë
maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë paraqitur kallëzim penal kundër
kryerësit të panjohur për veprën Grabitje (neni 237 i kodit penal).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.