Çfarë ka ndodhur: S.M.(21) nga Republika e Sirisë me status të refugjatit, në përpjekje për të kaluar kufirin shtetëror për në Republikën e Serbisë së bashku me grupin me të cilin ka qenë, më 08.05.2022 në fshatin Vaksincë të Kumanovës, ai dhe disa anëtarë të grupit janë sulmuar fizikisht nga katër persona, të cilët u kanë marrë para dhe celularë. Rastin e kanë raportuar në SPB-Kumanovë, zyrtarët policorë kanë kontrolluar vendin dhe me urdhër të prokurorit publik S.M. është transferuar në një qendër tranziti në fshatin Sopot, Kumanovë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është statusi i refugjatit ose migrantit, kurse treguesit e njëanshëm janë:
- Statusi i refugjatit ose emigrantit – viktimat kanë status refugjati
- Vendndodhja – rasti ka ndodhur në një vend ku kalon rruga e emigrantëve dhe refugjatëve që tranzitojnë përmes vendit tonë
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes grupeve të ndryshme në shoqëri, e veçanërisht sigurinë e refugjatëve dhe emigrantëve që tranzitojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.