September 24, 2020

Brutalitet policor për shkak të ngjyrës së ndryshme të lëkurës

Incident
Diskriminimi racor ose tjetër
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 24.09.2020 në rrjetet sociale ishte publikuar një video në të cilin pastër shihet sesi në Manastir nëpunës policor rrehin persona, përkatës të komuniteteve romë. Eventi ka ndodhur më 22 shtator 2020, kur tre romë me automjet bënë aksident rrugor dhe goditën një murrë betony. Në afërsi të pavarur nga aksidenti kishte polici rrugore, e cila pa asnjë arsye nxorri personat nga automjeti dhe filloi brutalisht ti rrehë, njëkohësisht pa pyetur a kanë nevojë për ndihmë mjeksore. Në stacionin policor qenë të mbajtur deri në ora 5 të mëngjesit, të ofenduar dhe ngacmuar me shprehje të ndryshme të pahijshme të lidhur me identitetin e tyre etnik, gjuhën dhe ngjyrën e lëkurës. Personat donin ngjarjen të paraqesin në Departamentin e kontrollit të brendshëm, hetimeve kriminalistike dhe standardeve profesionale tek MPB, por qenë të refuzuar.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është ngjyra e lëkurës, prejardhja etnike e implikuar dhe gjuha, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Gjuha e folur – viktima dhe sulmuesi flisnin gjuhë të ndryshme;
  2. Ngjyra e lëkurës – viktima kishte ngjyrë të lëkurës së ndryshme nga sulmuesi për shkak së cilës ishte e sulmuar;
  3. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike;
  4. Lokacion – Manastiri është komunë prej më shumë komuniteteve etnike dhe më pare janë regjistruar incidente të këtilla, veçanërisht në të cilën janë viktima persona të përkatësisë të komunitetit romë.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri, dhe veçanërisht e zvoglojnë besimin e qytetarëve në policinë.


Numri i viktimave
5
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Brutalitet policor për shkak të ngjyrës së ndryshme të lëkurës image