Çfarë ka ndodhur: Një djalosh 17 vjeçar është sulmuar fi zikisht në autobusin nr. 9, i cili qarkullonte
në relacionin Fushë Topanë deri në Bit Pazar, nga disa persona të panjohur, dhe i janë shkaktuar
lëndime trupore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 3 prill, rreth orës 13:45, autobusi nr. 9.
Burim i informacioneve: Media elektronike, MKD.
Viktimat e përfshira: Një person i mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një grup i panjohur të rinjsh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në autobusin nr. 9 i cili qarkullon në
një rajon të populluar me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: I mbyllur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga kontrollet e kryera në eviden-
timet e SPB – Shkup, është konstatuar se personi i dëmtuar ka hequr dorë nga fl etëparaqitja për sulm
fi zik të kryer, për të cilën është mbajtur edhe shënimi zyrtar nga SP KP – Bit Pazar për informacionin
e marrë nëpërmjet bisedës së drejtpërdrejtë me qytetarin.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.