Çfarë ka ndodhur: Në datën 06.11.2019 në ora 14.00 në SPB Shkup, J.M. (50) nga Shkupi ka paraqitur se
reth orës 12.00 në oborrin e shkollës të mesme në Shkup, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy
bashkëmoshatarë të tij. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 06.11.2019, në ora 12:00, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, mkd.mk, centar.mk, republika.mk, press24.mk, kurir.mk;
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: 2 kryerës (të mitur)
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktima janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – Ngjarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla
Statusi i rastit: Është dorëzuar kallzimi penal
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e SPB Shkup deri te PThP Shkup është dorëzuar kallëzim penal
kundër dy personave të mitur për vepër penale të kryer “Lëndim trupor” nga neni 130 nga KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe veçanërisht
reflektohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.