Çfarë ka ndodhur: Në datën 13.10.2019 në ora 10.30 në SPB Shkup, Z.J.(37) nga Shkupi ka paraqitur se në
datën 12.10.2019 reth orës 21.00 në bul. “ASNOM” është sulmuar fizikisht djali i saj 13 vjeçar nga ana e një
personit tjetër të mitur. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 12.10.2019, në ora 21.00, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386 nga KP)
Kryerës: 1 kryerës i mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktima janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në lokacionin ku edhe më parë ka patur incidente të ngjajshme
3. Mungojnë motivet tjera
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e pushteteve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri e sidomos pasqyrohen
negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.