Çfarë ka ndodhur: Në datën 04.06.2019 në ora 01,10 në SPB Shkup është paraqitur se në bulevardin
“Nikolla Karev”, derisa ka lëvizuar autobusi i NQP në drejtim të Autokomandës, janë hedhur gurë në
drejtim të tij, me çrast është thyer një xham i dritares. Nuk ka të lënduar. Në lidhje me ngjarjen, janë
identifikuar dhe janë thirrur në stacionin policor pesë të mitur. Pas dokumentimit të rastit do të
dorëzohen parashtresat përkatëse.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 04.04.2019 në ora 1,10, bul. “Nikolla Karev” te Autokomanda në
Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, opserver.mk; emagazin.mk
Viktimat e involvuara: nuk ka
Lloji i krimeve: Dëmtimi i sendeve të huaja (Neni 243, KP i RMV-së),
Kryerës: Persona të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku qarkullon popullsi e përzier etnike.
3. Mënyra – edhe më parë janë regjistruar incidente ku janë hedhur gurë drejtë autobusëve të
cilët udhëtojnë në këtë rajon të qytetit ( 65, 45, 55)
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.