Çfarë ka ndodhur: Në bulevardi Krste Misirkov, në stacionin e autobusit të Bit Pazarit, autobusi nr. 50
të JSP-së u qëllua me gurë nga një person, dhe tre dritare të autobusit u thyen. Si kryerës është identifikuar
A.M. (22) nga Shkupi dhe i njëjti u dërgua në një stacion e policisë. MPB ndërmerr masa për të zbuluar të dy
kryerësit të tjerë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 mars, rreth orës 14.30, bulevardi „Krste Misirkov“, Bit Pazar, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike A1on.mk.
Viktimat e involvuara: Nuk ka.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm (neni
288, KP).
Kryerësit: Një kryerës të identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – me autobusin nr. 50 e NQP-së që ishte sulmuar më të shpesh transporton
persona të prejardhja etnike maqedonase, kurse sulmuesi është me prejardhja etnike të ndryshme
(maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – si dhe të gjitha hedjet me gurë të mëhershme dhe sulmet ndaj
autobusëve ose sulmet në ndalesat e autobusëve;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në stacion autobusi, në rrugë ku më parë kishte sulme të ngjashme dhe
ku njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se nuk
ka informata për rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (transporti publik,
vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).