Çfarë ka ndodhur: Kryerës të panjohur e kanë hapur me forcë shtabin e LSDM-së në Shtip dhe kanë
shkaktuar dëm të theksuar material, e kanë hedhur përtokë dhe e kanë nxjerrë jashtë të gjithë doku-
mentacionin e partisë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 maj, rreth orës 23:50, Shtabi partiak i LSDM-së në Shtip.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Meta Agjenci gazetareske.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostol-
erancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi i partisë më të madhe opozitare.
Statusi i rastit: Është ngritur fl etëparaqitje penale.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se për ngjarjen është informuar
menjëherë Prokurori Publik i cili ka kryer mbikëqyrje të tërësishme në vendngjarje, kurse më pas nga
SPB – Shtip është dorëzuar fl etëparaqitje penale te Prokuroria Themelore Publike – Shtip për veprën
pena “Vjedhje e rëndë” që dënohet me nenin 236 paragrafi 1 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.