October 2, 2020

Grindje ndërmjet të miturve në afërsi të parkut të qytetit në Shkup

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 02.10 rreth orës 20.50 në SPB Shkup, është paraqitur se në Rr. 1732, 14 dhe 15 vjeçar të mitur, të dy nga Shkup, nga njëra anë, dhe 15 vjeçar i mitur nga fsh. Shishevo nga ana tjetër, e kanë prishur rendin public dhe paqen me anë të konfrontimit fizik. Janë përpiluar raporte për kundërvajtjet e konstatuar sipar Nenit 11 sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike e implikuar pasi grindja ndodhi për shkak të faktit se djaloshët flisnin gjuhë të ndryshme, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Gjuha e folur – viktima dhe sulmuesi flisnin gjuhë të ndryshme;
  2. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri.


Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Grindje ndërmjet të miturve në afërsi të parkut të qytetit në Shkup image