Çfarë ka ndodhur: Më 02.05.2020 në ora 13,16 në SPB Shkup, është paraqitur se në Spitalin gjeneral të qytetit “Shen Naum i Ohrit” është sjellur me lëndime të rënda trupore nga objekt i mprehtë E.A. (25) prej Shtipi. Sipas raportit të të lënduarit, me lëndimet u fitua në afërsi të qendrës tregtare Mavrovka kur ai, e shoqja e tij dhe vëllau i tij qenë të sulmuar nga katër persona të panjohura. Për ngjarjen është informuar Prokurori publik. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.