July 22, 2017

Grabitje mbi një pakistanez në fshatin Vaksincë (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant

Çfarë ka ndodhur: Sipas informacioneve të transmetuara në media, një person nga Pakistani, është
sulmuar nga tre persona të tjerë nga Pakistani dhe i janë marrë 150 euro. Sipas thënieve të tij, ai ka
mbërritur së bashku me një grup personash nga Pakistani në fshatin Vaksincë, ku janë pritur nga tre
persona, gjithashtu nga Pakistani (në moshë nga 25-30 vjet) të cilët duhej t’i prisnin dhe dërgonin
jashtë vend. Organizatorët e përmendur të gjithë personave u kanë kërkuar nga 2000 euro për person
që t’i kalojnë përtej kufirit shtetëror në R. e Serbisë. Meqenëse i dëmtuari nuk kishte të holla, një prej
organizatorëve e ka sulmuar, duke e goditur me dy goditje me dorë në fytyrë, ia ka marrë të hollat
dhe e kanë lënë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 korrik, ora 22:00, fsh. Vaksincë, Kumanovë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme; Media elektronike
Kumanovski muabet.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së), Grabitje (Neni 237,
KP i RM-së )
Kryerësit: Një person.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motiv i njëanshëm
është statusi i migrantit apo refugjatit, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit në trendin e grabitjes dhe sulmit mbi
migrantët.

Statusi i rastit: Nuk është kthyer përgjigje nga MPB-ja.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është
përgjigjur Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën KMH-ja e ka dërguar në lidhje me
këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e migrantëve të kalojnë
nëpër shtet.

Adresë
с Vaksince, Kumanovë.
Emri i Vendit
с Vaksince, Kumanovë.

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Sulmi fizik Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Grabitje mbi një pakistanez në fshatin Vaksincë (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Vjedhjes Plaçkitje Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës