June 9, 2020

Grabitje e migrantëve nga Afganistani

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër M.D. (21) prej Velesi, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim të krimit të kryer “grabitje”. Më 09.06.2020 i paraqituri derisa lëvizte me automjet “hjundai poni” bashkë me të mitur nga Kumanova, në afërsi të fsh. Karasllari i dalluan A.S.N. dhe J.A. nga Afganistani teksa lëviznin përskaj autostradës prej R. Greqisë kah R. Serbisë. U ofruan t’i transportojnë deri tek kufiri me R. Serbisë për 200 Euro dhe viktimat hyrën në automjetin, pas së cilës u kahëzuan kah rruga e vjetër për në Veles. Në një moment i paraqituri e ndaloj automjetin dhe kërkoi edhe 200 Euro tjera për naftë. Viktimat nuk u pajtuan për shkak të marveshjes së mëparshme, teksa i paraqituri dhe i mituri fizikisht i sulmuan dhe iu kërcënuan se do t’i nxjerrin armët. Pastaj ata u dhanë 200 euro, kurse në atë moment nga ana e viktimave u morrë një cellular i cili ishte në pronësi të vëllaut të paraqiturit.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është statusi i migrantit, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
  2. Lokacioni – fsh. Vaksince është vend ku kalon ruta joregulare përmjet së cilës lëvizin migrantët dhe ku shpeshëherë ndodhin incidente për shkak të statusit të tyre si migrant.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtet.


Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Grabitje e migrantëve nga Afganistani image