Çfarë ka ndodhur: Persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë një autobus në Bit-Pazar. Një tetëm-
bëdhjetëvjeçar që gjendej në autobus është goditur me gur në kokë. Personi është dërguar men-
jëherë në Qendrën e Urgjencës ku është mbajtur për mjekim. Autobusi gjatë incidentit ka qarkulluar
në drejtimin nga Qendra për në Autokomandë. Sipas informacioneve të MPB-së, incidenti ka ndod-
hur kur një grup personash të panjohur kanë gjuajtur me gurë autobusin me numër 50 të NPQ-së në
stacionin e autobusit te hoteli “Sulltan” në bul. “Kërste Petkov Misirkov”.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 korrik, rreth orës 23:45, stacioni i autobusit te hoteli “Sulltan”
në bul. “Kërste Petkov Misirkov”, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Telegraf.
Viktimat e përfshira: Një person tetëmbëdhjetëvjeçar.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Një grup prej disa kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – autobusi nr. 50 qarkullon nëpër një rajon të banuar me njerëz
me prejardhje të përzierë etnike; stacioni i autobusit ku është goditur me gurë autobusi gjendet në
rajon të banuar nga njerëz me prejardhje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se SPB – Shkup po ndërmerr masa
dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes juridiko-penale dhe përcaktimin e identitetit të kryerësve, më
pas do të vijojë shkresa përkatëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.