Çka ka ndodhur: Autobusi nr.55 i transportit publik është gjuajtuar nga një kryerës i panjohur në fshatin
Haraqinë në Shkup.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 4 prill, rr. nr. 1, Haraqinë, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi i shtypur Denesen Vesnik.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk ka pasur viktima direkte nga ky incident.
Lloji i krimit(ve):Rrezikimi i sigurisë, neni. 144, dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, kombëtare ose gjuhësore, dhe tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – për shkak të përbërjes së përzier të populates
në fshatin Haraqinë (fshati në të cilin kalon autobusi nr.55) dhe zonës përreth, përkatësi etnike e viktimës
mund të dallojë nga ajo e kryerësit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në vend.