October 12, 2017

Gjuajtje me armë në shtabin e BDI-së (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Në fsh. Plasnicë gjatë mbajtjes së mitingut publik në organizim të partisë BDI,
përkatësisht në kolonën e formuar nga mjetet që ka lëvizur nga fshati Lisiçani nëpër fsh, Pregllovë
drejt fsh. Plasnicë, kur kanë arritur në afërsi të shtabit të BDI-së, që gjendet në mes të fshatit, nga
kolona e automjeteve në lëvizje janë gjuajtur disa plumba me armë zjarri, ndoshta pistoletë. Të
njëjtën mbrëmje rreth orës 20.00 në fsh. Lisiçani, ndërsa mbahej mitingu publik ku ka folur kryetari i
komunës së fsh. Plasnicë, një person i panjohur ka gjuajtur disa herë me armë zjarri.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 tetor, ora 20:50, shtabi partiak i partisë politike BDI në fsh.
Plasnicë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP), Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm (Neni
288, KP)
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Koha e ndodhje së incidentit – pak kohë para gjuajtjes me armë në shtabin e partisë politike BDI,
është mbajtur mitin ku ka folur kryetari i komunës së fsh. Plasnicë, gjatë këtij mitingu një person i
panjohur ka gjuajtur disa herë me armë zjarri.
3. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM, BESA dhe BDI.

Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja për Kërkesën për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se një rast i tillë nuk
është evidentuar në evidencat të cilat i mban Ministria.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
с Plasnica
Emri i Vendit
selia e partisë e partisë politike BDI

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi ndaj armëve të zjarrit
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Gjuajtje me armë në shtabin e BDI-së (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal Parandalimi ose shqetësim i tubimit publik

Bazë

Përkatësia politike