April 22, 2014

Gjuajtja me gurë e autobusit të transportit publik nr. 50 në Brnjaci (i pa verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çka ka ndodhur: Sipas mediave, kur autobusi numër 55 u kthye nga fshati i Haraqinës, ishte me udhëtarë
pjesmarrës të tubimit politik që ka qenë i mbajtur në Haraqinë pak kohë para se të ndodhë incidenti. Pasi
pasagjerët zbritën nga autobusi, pjestarët e komunitetit lokal u mblodhën dhe aty shpërtheu një përleshje e
madhe. Pas një kohe të shkurtër policia intervenoi për të parandaluar vazhdimin e mëtutjeshëm të incidentit.
Mediat theksuan se komunitetet përreth ndihen të rrezikuar dhe të pasigurt për shkak të incidentit dhe rritjen
e prezencës policore. Më vonë, policia bëri një deklaratë publike se incidenti ishte një “shqetësim i madh i
rendit dhe qetësisë publike”.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 22 prill, fshati Brnjarci, Shkup.
Burimi i informacionit: Media nacionale elektronike kurir.mk, media elektronike lokalno.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Numër i panjohur i viktimave nga të dyja anët.
Lloji i krimit(ve): Pjesëmarrje në përleshje, neni. 132 KPRM, lëndim truporë, neni. 130, rrezikimi i sigurisë,
neni.144, dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve, e mundur nga të dyja anët.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës/dëshmitarit – viktimat ishin të angazhuar (pjesë) në aktiviteteve promovuese
të pneniive të tyre politike para incidentit.
2. Lokacioni dhe koha – incidenti ka ndodhur pak kohë pas ndryshimit të pakicës politike presente në
fshatin Brnjaci.
3. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: Janë ngritur kallëzime për kundërvajtje.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se incidenti ka qenë i denoncuar. Shkelje
e madhe e qetësisë dhe rendit publik, dhe se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj incidentesh sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme politike
në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

Adresë
fshati Brnjarci, Shkup
Emri i Vendit
fshati Brnjarci, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Gjuajtja me gurë e autobusit të transportit publik nr. 50 në Brnjaci (i pa verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Përkatësia politike