October 23, 2020

Fizikisht i sulmuar i mitur në Aerodrom, Shkup

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 24.10.2020 në ora 02.03 në SPB Shkup është paraqitur se më 23.10.2020 rreth orës 22.50 në regjionin e Aerodromit, 16 vjeçar prej Shkupi ka qenë fizikisht i sulmuar prej disa personave. Punohet mbi zgjidhjen e ngjarjes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike e implikuar pasi sulmi ndodhi për shkak të faktit se djaloshi i sulmuar flisnte gjuhë të ndryshme, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Gjuha e folur – viktima dhe sulmuesi flisnin gjuhë të ndryshme;
  2. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Fizikisht i sulmuar i mitur në Aerodrom, Shkup image