Çfarë ka ndodhur: Në datën 17.05.2019 reth orës 17:00 në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “Venjamin
Manxhukovski” (Aerodromi i vjetër) dy 15 vjeçar nga fshati Haraçinë dhe fshati Singeliq janë sulmuar fizikisht
nga disa persona të moshës reth 18 vjet. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Në datën 18.05.2019
në ora 03.00 në Stacionin Policor Aerodrom, N.A. (41) nga f.Haraçinë, i Shkupit, ka paraqitur se në datën 17.05.2019 reth orës 17.00 në bul.”Brigada e Tretë Maqedonase” djali i tij i mitur dhe tre shokë të tij janë
sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 17.05.2019 reth orës 17.00 në rrugën. “Benjamin Manxhukovski” (Aerodromi
i vjetër)
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, skopje1.mk, makfax.com.mk
Viktimat e involvuara: Një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: pesë kryerës të njohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni: ngjarja ka ndodhur në vend ku jetojnë bashkësi të pastra etnike, kurse të sulmuarit
janë nga bashkësi tjetër etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë dhe bashkëjetesën ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në shoqëri, e sidomos pasqyrohet
negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve.