Çfarë ka ndodhur: Ndërsa nënkryetarja LSDM-së ishte duke marrë pjesë në një debat, një (disa) kryerës
i panjohur ka vandalizuar automjetin e saj, duke prerë gomat me një objekt të mprehtë. Ajo raportoi
incidentin në polici.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 qershor, 14: 00, komuna Qendër, Shkup.
Burimi i informacionit: Ueb portali Fokus.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur viktima të drejtpërdrejta në këtë incident.
Lloji i krimeve: Dëmtimi i pronës së tjetrit (neni 243 i kodit penal).
Kryerësit: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motiv i paragjykimit
është përkatësia politike dhe bindja politike, ndërsa treguesi i paragjykimit është:
1. Perceptimi i viktimës – sipas një deklarate të dhënë për mediat, viktima e percepton këtë incident si
motiv me paragjykim;
2. Koha – incidenti ka ndodhur ndërkohë që viktima ishte duke promovuar grupin me të cilin ajo është
e lidhur politikisht (ka marrë pjesë në një debat të drejtpërsëdrejti);
3. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
4. Mungesa e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se po ndërmerren masat e nevojshme për
sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky lloj incidentësh vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjithshëm
politik në vend.