Çfarë ka ndodhur: Në rrugën “Ilindenska” në Kavadar një person i panjohur e ka thyer xhamin e
objektit të cilin e ka përdorur koalicioni i udhëhequr nga partia politike VMRO-DPMNE.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 tetor, ora 00:30, shtabi partiak i VMRO-DPMNE-së në Kavadar.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Vesti mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM, BESA, BDI dhe GROM.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja për Kërkesën për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nuk është dorëzuar
material zyrtar te PTHP Kavadar sepse nuk është përcaktuar ende identiteti i kryerësit të ngjarjes së
paraqitur.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjithshëm
politik në shtet.