October 7, 2017

Është thyer shtabi i “Obedineti za Makedonija” në Draçevë (vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur e ka dëmtuar me gurë shtabin e partisë politike OM në rr.
“Zhivko Firfov” në lagjen Draçevë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 07 tetor, ora 23:00, shtabi partiak i partisë politike OM në Draçevë.
Burimi i informacioneve: TV Nova.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja(Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM, BESA dhe BDI.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: MPB në përgjigjen e dërguar për Kërkesën për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thotë se është mbajtur
procesverbal për pranim të fletëparaqitjes së ngjarjes dhe shënim zyrtar, kurse nga Njësia për
Informim dhe Komandë në SPB Shkup, ku është paraqitur ngjarja në vendngjarje ka kryer fotografim.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
rr. "Zivko Firfov" në vendbanimin e Draçevës
Emri i Vendit
Selia e partisë Maqedonia e Bashkuar (OM)

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është thyer shtabi i “Obedineti za Makedonija” në Draçevë (vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike