September 26, 2017

Është thyer shtabi i LSDM-së në Butell (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Është thyer shtabi zgjedhor i LSDM-së në rr. “Butellska” në Komunën Butell. Shtabi
ka qenë në funksion në fushatën zgjedhore të Kandidatit për kryetar komune, Velimir Smilevski dhe
të listës për këshilltarë së këtij koalicioni.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 26-27 shtator, ora 01:00, shtabi partiak i LSDM-së në Butell, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Plusinfo.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE dhe LSDM në më tepër lokacione, përkatësisht
komuna në rajonin e qytetit të Shkupit.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Nga përgjigja e marrë nga MPB-ja në lidhje me Kërkesën për
informacione publike që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, del se pas paraqitjes së këtij
incidenti nga Njësia e Mbikëqyrjes në Vendngjarje është kryer fotografim nga nëpunësit policorë të SP
“Çair” dhe disa herë është kërkuar nga personat përgjegjës të shtabit të dorëzojnë procesverbal, por
ata nuk e kanë dorëzuar atë deri në momenti e dërgimit të kësaj përgjigjeje nga MPB-ja.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Butel, Shkup
Emri i Vendit
Selia e LSDM-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është thyer shtabi i LSDM-së në Butell (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike