Çfarë ka ndodhur: Një person në moshë 18-vjeçare pa shkas dhe arsye është sulmuar fizikisht nga
shtatë-tetë persona të panjohur në autobusin e NQP-së me nr. 68, i cili ka lëvizur në relacionin kinema
“Maxhari” deri në “ASUC”. Pas sulmit kryerësit kanë ikur në drejtim të panjohur. Në buletinin ditor të
MPB-së thuhet se po merren masat për gjetjen e sulmuesve dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 02 mars, rreth orës 12:30, autobus i NQP-së nr. 68.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike
Plusinfo.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së )
Kryerësit: Grup prej 7-8 kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në autobusin nr. 69 të NQP-së që
qarkullon rajone të populluara nga njerëz me përbërje etnike të përzierë, destinacioni i fundit është
shkolla ku mësojnë nxënësit me përbërje të ndryshme etnike.
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – ky incident është edhe një incident tjetër nga trendi zmadhues
i rrahjeve në autobusin nr. 68 të NQP-së.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për shkelje “Sulm fizik” në
përputhje me nenin 12 të Ligjit për Kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë dhe se po merren masa
për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.