Çfarë ka ndodhur: Në stacionin e autobusit te “ASUC” në lagjen Autokomandë, në autobusin nr. 50
disa persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht një person gjashtëmbëdhjetë vjeçar, pas kësaj kanë
zbritur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në buletinin ditor të MPB-së thuhet se po merren
masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 02 mars, rreth orës 13:00, autobus i NQP-së nr. 50.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike Mkd.mk.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni386, KP i RM-së)
Kryerësit: Një grup prej disa kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në autobusin e NQP-së nr. 50, në
stacionin e autobusit para shkollës ku mësojnë nxënës me përbërje të ndryshme etnike.
2. Modeli i incidenteve të mëparshëm – ky incident është edhe një incident tjetër nga trendi zmadhues
i rrahjeve në autobusin nr. 50 të NQP-së
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për shkeljen “Sulm fizik” në
përputhje me nenin12 të LSHPRPP-së dhe se po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.