February 18, 2017

Është sulmuar Muhamed Zeqiri

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Deputeti i LSDM-së është sulmuar fizikisht nga dhjetëra persona në restorantin “Dion” në rr. “Kej 13 Nëntori”. Sipas dëshmive të tij, ai dhe miqtë e tij kishin rezervuar tavolinë në këtë objekt. Në një moment u është afruar personi N.M, person i punësuar si rojë personale e S.M., ish-drejtor i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, i cili ishte ulur në një tavolinë me dhjetëra persona të panjohur dhe ka kërkuar ta lëshojnë objektin sepse në moment ka pasur një mbrëmje private. Pasi nuk kanë dalë jashtë menjëherë, N.M. e ka përmbysur tavolinën, kurse të tjerët nga shoqëria e tij, me dhunë, duke përdorur fuqi fizike, i ka kanë shtyrë para objektit. Siç ka paraqitur M.Z. një prej personave me legjitimacion zyrtar është legjitimuar se është nëpunës policor dhe ka kërkuar që ai të identifikohet. Në momentin kur e ka nxjerrë portofolin, nga pas një person i panjohur e ka goditur në pjesën qafës dhe kokës me disa goditje me dorë. Në buletinin e MPB-së thuhet se po merren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit : 18 shkurt, rreth orës 00:30, në një objekt hotelierik në rr. “Kej 13 Nëntori”, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme; Media elektronike TV 21; media elektronike Slloboden peçat.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (Neni130, KP i RM-së ), Dhunë (Neni 386, KP i RM-së )
Kryerësit: Grup prej dhjetëra kryerësish.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Perceptimi i viktimës – sipas deklaratës së dhënë për mediat, viktima e konsideron incidentin si incident me motivim të njëanshëm.

Statusi i rastit : I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB pas Kërkesës për informacione me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se pas dhënies së ndihmës mjekësore për të dëmtuarin, nga nëpunësit policorë të SPB Shkup ai është dërguar të dorëzojë Raport për pranim të fletëparaqitjes në stacioni policor “Qendër”, kështu edhe ka bërë në lidhje me veprën penale të kryer “Dhunë” në përputhje me nenin 386 të KP-së. Njëkohësisht me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktive dhe zbardhjes së ngjarjes është biseduar edhe me D.B. (i punësuar si menaxher turni në lokal), kurse në lidhje me këtë ngjarje është informuar edhe prokurori publik i cili ka dhënë drejtime që të veprohet në përputhje me Ligjin për Kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë Publike. Në përputhje me nenin 282 LPP nga Njësia për Kriminal të Dhunshëm në SPB Shkup Prokurorisë Publike i është dorëzuar lajmërim nr. 28.11.2/02-85 më 20.02.2017, që duke vepruar sipas këtij lajmërimi dhe me kërkesa të dërguara në PTHP Shkup, në drejtim të zbardhjes së ngjarjes janë ndërmarrë hapa dhe aktivitete të tjera, kurse për bisedim janë thirrur edhe tri persona. Njëkohësisht është siguruar edhe dokumentacioni i tërësishëm mjekësor nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, si dhe nga DTUUD “Stenik Dion” SHPKNJP Shkup e obliguar për mbikëqyrjen me videon të vendosur në dhe para objektit hotelierik. Për masat e ndërmarra nga Njësia për Kriminal të Dhunshëm në SPB Shkup PTHP Shkup i janë dorëzuar dy lajmërime (nr. 28.11.2-373 më 22.02.2017 dhe nr. 28.11.2-393 më 24.02.2017).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
rr. “Kej 13 Nëntori”, Shkup
Emri i Vendit
rr. “Kej 13 Nëntori”, Shkup
Burimi i lidhjes për lajmet

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
10
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Shkatërrimi i simboleve Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është sulmuar Muhamed Zeqiri image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike Përkatësia politike