Çfarë ka ndodhur: Në datën 23.05.2019 në ora 18, F.S.A. (32) nga Shkupi, ka paraqitur se në datën 22.05.2019
në ora 15 në ShF “Naum Naumovski Borçe” nga ana e nxënësit tjetër fizikisht është sulmuar vajza e tij.
Punohet në zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 22.05.2019 në ora 15 në ShF “Naum Naumovski Borçe” lagjja
Maxhari
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së,
Viktimat e involvuara: Një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 1 kryerës i mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, dhe gjinia, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Gjinia – është rrahur një vajzë nga bashkëmoshatari i saj
3. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në shkollën në të cilën mësojnë fëmijë nga prejardhje e ndryshme
etnike, më saktë romë dhe maqedonas.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: është konstatuar kundërvatje sipas neni 34 të LKRQPRMV
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos ndikojnë
negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve.