December 15, 2017

Është sulmuar fizikisht një i mitur në autobus të NQP-së (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Më tepër persona të panjohur në moshë nga 15 deri në 18 vjet kanë sulmuar
fizikisht një djalosh 15-vjeçar në autobusin e NQP-së nr. 65 i cili qarkullonte nga fshati Stajkovci
drejt Qendrës së transportit-Shkup. Në fshatin Singeliq, në autobus kanë hyrë më tepër persona të
panjohur të cilët pasi janë ngjitur në katin e sipërm, së pari e kanë sulmuar të mitur, kurse mandej
edhe shokët e tij.
Djaloshi ka marrë lëndime dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” i është
dhënë ndihmë mjekësore.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 dhjetor, ora 13:20, autobus i NQP-së nr. 65.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Vesti.mk.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: Grup prej më tepër personash të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në autobus i cili qarkullon në rajone
të populluara me njerëz me përbërje të përzierë etnike
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është edhe një incident tjetër nga seria e sulmeve në
autobusin e NQP-së nr. 65
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik që
KMH-ja ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga Sektori i Punëve të Brendshme
Shkup te Prokuroria Themelore Publike Shkup është dërguar Informim me shkrim në lidhje me veprën
penale „Dhunë“, të paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Adresë
fshati Singelic
Emri i Vendit
autobusi i JSP nr. 65

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është sulmuar fizikisht një i mitur në autobus të NQP-së (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike