March 16, 2017

Është sulmuar aktivistja e LSDM-së nga Prilepi (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Suzana Trajkovska, aktiviste e LSDM-së në Prilep, është ndalur dhe sulmuar nga dy
persona të panjohur, fytyrat e të cilëve nuk ka pasur mundësi t’i shohë sepse i kishin të mbuluara me
maska. Sipas thënieve të saj, personat i janë afruar nga pas, e kanë kapur fort, e kanë ngritur, kurse
pastaj e kanë paralajmëruar të mos shohë as majtas, as djathtas dhe i janë drejtuar me fjalët “Shumë
po eksponohesh nëpër televizion dhe nëse vazhdon kështu do të të fshijmë. Pastaj e kanë lëshuar
me paralajmërim që të mos kthehet pas tyre, ndërsa po iknin. Personat kanë pasur maska të zeza të
thurura, dukserë të zinj me kapele dhe sipas saj kanë qenë mbi tridhjetë vjet.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 16 mars, ora 21:00, rr. Republikanska, Prilep
Burimi i informacioneve: Media elektronike Plusinfo
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Rrezikim i sigurisë (Neni144, KP i RM-së)
Kryerësit: Dy persona.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Përmbajtja e mesazheve të dhëna – Mesazhet ofenduese dhe kërcënuese i janë drejtuar viktimës
sepse eksponohet si aktiviste politike.
2. Perceptimi i viktimës – sipas deklaratës të dhënë për mediat, viktima e konsideron incidentin me
motivim të njëanshëm.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se pas marrjes së fletëparaqitjes, nga
nëpunësit policorë është përgatitur procesverbal për pranim të fletëparaqitjes për veprën penale
sipas neni 144 paragrafi 1 “Rrezikim i sigurisë” që ndiqet me padi private, si dhe se SP Prilep po punon
mbi zbardhjen dhe zbulimin e kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
rr. Republikan, Prilep
Emri i Vendit
rr. Republikan, Prilep

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është sulmuar aktivistja e LSDM-së nga Prilepi (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Përkatësia politike