Çfarë ka ndodhur: Në datën 29.06.2019 reth orës 16 është paraqitur se në Shkup në kanionin “Matka”, I.B.
(32), L.Z.(33) dhe Xh.K.(33), A.I. (21), L.H. (32), dhe B.A. (36) janë ofenduar dhe kanë marrë kërcënime nga disa
persona. Më pas, në afërsi në sheshin “Isa Buletini” në Saraj J.A. (30) nga Shkupi e kanë sulmuar fizikisht B.A.
J.A menjëherë është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe zbardhje të plotë të
rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën prej 29.06.2019 reth orës 16 në afërsi të sheshit “Isa Boletini”
në Saraj
Burimi i informacioneve: bilteni ditor i MPB-së, slobodenpecat.mk; 1tv.mk
Viktima të involvuara: Një viktimë
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: Një kryerës
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me indikatorët e anshëm: Në këtë incidente i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është orientimi seksual, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Orientimi seksual – viktima është me orientim të ndryshëm seksual.
2. Koha – menjëherë pas mbajtjes së Paradës së krenarisë
Statusi i rastit: kryerës i identifikuar
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend.