February 28, 2017

Është qëlluar me gurë shtabi i LSDM-së në Kisella Vodë (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Dy persona me kapele në kokë kanë qëlluar me gurë shtabin partiak të LSDM-së
në Rasadnik-Kisella Vodë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 shkurt, ora 13:15, shtabi partiak i LSDM-së në Rasadnik-Kisella
Vodë, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Plusinfo.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Dy persona.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente para dy ditësh, kur janë
dëmtuar shtabet partiake të LSDM-së në Prilep, në fsh. Draçevë. në fsh. Sopishte, në Manastir dhe në
lagjet Qendër dhe Aerodrom në Shkup.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale
“Dëmtim i objekteve të huaja“, e cila ndiqet me padi private, në përputhje me nenin 243 të KP-së dhe
se po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Çerdhe-KiselaVoda, Shkup.
Emri i Vendit
Selia e LSDM-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është qëlluar me gurë shtabi i LSDM-së në Kisella Vodë (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike