March 22, 2017

Është qëlluar me gurë shtabi i LSDM-së në Aerodrom (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: gjatë natës kur anëtarët e LSDM-së kanë pasur mbledhje, është gjuajtur me gurë
shtabi i tyre në Aerodrom. Gjatë sulmit janë thyer disa dritare. Sipas informacioneve të transmetuara
nga mediat, përveç dëmit material nuk ka të lënduar.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 mars, ora 20:00, shtabi partiak i LSDM-së, në lagjen Aerodrom,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike A1on.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike.
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i paraprijnë incidentet e muajit të kaluar, kur janë
dëmtuar shtabet partiake të LSDM-së në shumë qytete të shtetit.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale “Dëmtim
i objekteve të huaja” e cila ndiqet me padi private në përputhje me nenin 243 të KP-së dhe se po
merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Aeroporti, Shkup, Maqedonia Veriore
Emri i Vendit
Selitë e partisë LSDM

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është qëlluar me gurë shtabi i LSDM-së në Aerodrom (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike