Çfarë ka ndodhur: Elvis Bajram, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë kryetar aktual i komunës së
Shuto Orizari, si edhe kandidat për kryetar i koalicionit të udhëhequr të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet
lokale, është lënduar në një zënkë midis dy grupeve në Shuto Orizari. Bajram pas zënkës është sjellë
në spitalin “8 Shtatori” dhe i është konstatuar lëndimi në kokë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 02 tetor, ora 19:00, Shuto Orizari.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Evropa e Lirë.
Viktimat e involvuara: Një person – Kryetari i Komunës së Shuto Orizarit.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Një grup prej disa personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Koha kur ka ndodhur në incidenti – sulmi ka ndodhur gjatë prezantimit të fushatës zgjedhore.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë për Kërkesën për informacione me karakter
publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se janë dorëzuar tetë
procesverbale për shkeljen e konstatuar sipas nenit 11 alineja 2 e Ligjit për Kundërvajtje kundër rendit
dhe qetësisë publike.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo