March 31, 2017

Është hequr flamuri shtetëror dhe është vendosur ai shqiptar në Kumanovë (e vërtetuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Dy tinejxherë e kanë hequr nga shtylla flamurin e madh shtetëror të vendosur te
shatërvani para ish-hotelit “Kristal” në Kumanovë, kurse në vend të tij kanë vendosur flamur flamurin shqiptar në gjysmë shtizë. Sipas burimeve të MPB-së të transmetuara në media, bëhet fjalë për dy
të rinj të cilët janë kapur menjëherë, ndërkohë është thirrur përforcim i sigurisë me policë, kurse
gjatë përpjekjes që ta ulin flamurin ka pasur shtyrje dhe me policinë, ku janë lënduar dy nëpunës të
SPB-së Kumanovë. Sipas portalit “Kumanovski muabeti”, dy persona me përkatësi etnike shqiptare
me prejardhje nga fshati Sllupçan e kanë ulur flamurin maqedonas dhe janë përpjekur të vendosin
flamurin shqiptar në shtyllën në qendër të qytetit. Kjo medie transmeton se sipas dëshmitarëve në
vendngjarje ka pasur minimum edhe katër persona të tjerë, por të tjerët kanë ikur në drejtim të
panjohur, pas kësaj të dy personat janë arrestuar, kurse në pyetje janë marrë edhe disa dëshmitarë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 31 mars, ora 16:00, Kumanovë.
Burimi i informacioneve: Media elektronike “Kumanovski muabeti”, Media elektronike Pravdiko.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (Neni130, KP i RM-së), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo mostolerancës
në bazë të diskriminimit kombëtar, racor, fetar apo në bazë tjetër diskriminimi (Neni 319, KP i RM-së)
Kryerësit: Katër persona.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Objekti i cili është qëllimi i këtij incidenti – është hequr flamuri shtetëror dhe në vend të tij është
vendosur flamuri shqiptar.

Statusi i rastit: Është ngritur fletëparaqitje penale kundër dy personave nga fshati Sllupçan dhe dy
personave të panjohur sepse ekziston dyshim i bazuar se lamë kryer vepër penale “shkaktim i urrejtjes
kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe mostolerancë” sipas nenit 319 paragrafi 1, si dhe për
kryerjen e veprës penale “sulm mbi një nëpunës zyrtar gjatë kryerjes së obligimeve për sigurinë” sipas
nenit 383 paragrafi 1 i KP-së.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se ekzistojnë indikacione të cilat
flasin se incidenti është kryer për shkak të përkatësisë etnike të personave të involvuar dhe se më
01.04.2017 SPB Kumanovë te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka dorëzuar fletëparaqitje
penale kundër dy personave nga fshati Sllupçan dhe dy personave të panjohur sepse ekziston dyshim
i bazuar se kanë kryer vepër penale “Shkaktim i urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe
mostolerancë” sipas nenit 319 paragrafi 1, si dhe për kryerjen e veprës penale “Sulm mbi një nëpunës
zyrtar gjatë kryerjes së obligimeve për sigurinë” sipas nenit 383 paragrafi 1 i KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
Kumanovë, Maqedoni Veriore
Emri i Vendit
flamuri kombëtar i vendosur në shatërvanin përpara ish-hotelit "Crystal"

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
4
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është hequr flamuri shtetëror dhe është vendosur ai shqiptar në Kumanovë (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike