September 28, 2017

Është gjuajtur me gurë shtabi i VMRO-DPMNE-së në Kavadar (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Është thyer me gurë shtabi i VMRO-DPMNE-së në rrugën “Mosha Pijade” në
Kavadar..

Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 shtator, ora 01:00, shtabi partiak i VMRO-DPMNE-së në Kavadar.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Makfaks.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja(Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM dhe PDSM.

Statusi i rastit: Është ngritur fletëparaqitje kundërvajtëse për paraqitje të ngjarjes së rreme.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesë për informacione me karakter publik që KMH-
ja ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se është vërtetuar se bëhet fjalë për
paraqitje të rreme dhe kundër paraqitësit është ngritur fletëparaqitje për kundërvajtje sipas nenit 16
të Ligjit për shkeljet kundër rendit dhe qetësisë publike – Paraqitje e rreme e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Rruga Mosha Pijade, Kavadarci
Emri i Vendit
selia e VMRO-DPMNE-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është gjuajtur me gurë shtabi i VMRO-DPMNE-së në Kavadar (e vërtetuar) image

Bazë

Përkatësia politike