Çfarë ka ndodhur: Kryerës i panjohur duke përdorur një lëndë të fortë ka thyer xhamat e vitrinës dhe
xhamin e derës hyrëse në shtabin e partisë politike LSDM që gjendet në bul. “Mitropolit Teodosij
Golloganov”.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 shkurt, rreth orës 01:30, shtabi partiak i LSDM-së në qendër të
Shkupit.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Mkd.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm : Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente para dy ditësh, kur janë
gjuajtur me gurë shtabet partiake të LSDM-së në Prilep, në fsh. Draçevë. në fsh. Sopishte, në Manastir
dhe në l. Aerodrom në Shkup.
Statusi i rastit: I mbyllur, nuk është përcaktuar ngjarje penale juridike apo ngjarje kundërvajtëse.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga i paraqituri nuk është dorëzuar
procesverbal për paraqitje në stacionin policor, prandaj nuk është përcaktuar ngjarje juridike penale
apo ngjarje kundërvajtëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: ka implikime negative financiare për partinë politike dhe
shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.