Çfarë ka ndodhur: Në bulevardin “Kërste Misirkov” para Poliklinikës “Bit Pazar”, nga rreth dhjetë
persona të panjohur me lëndë të fortë është dëmtuat xhami i Ndërmarrjes Publike të Qarkullimit
(NDP) i cili ka qarkulluar në linjën nr. 50.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 15 shtator, rreth orës 01:00, bulevardi “Kërste Misirkov”, para
Poliklinikës “Bit Pazar”.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Press 24.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP)
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një autobus i cili qarkullon nëpër
rajon të populluar me banorë me përbërje etnike të përzierë; rruga ku është gjuajtur me gurë autobusi është në një rajon të populluar me banorë me përbërje etnike të përzierë;
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;
Kryerësit: Grup prej 20 personash meshkuj të panjohur.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se ngjarjen e 15 shtatorit 2017 në Njësinë
për Lajmërim dhe Komandë në SPB Shkup e ka paraqitur vetë shoferi i autobusit, D.T. duke pohuar
se ajo ka ndodhur rreth orës 00:20. Në përputhje me dëshminë e tij, mbi autobusin është gjuajtur
me pllaka begatoni dhe shufra metalike nga rreth 20 persona meshkuj të panjohur dhe janë thyer dy
xhama dhe është dëmtuar pjesa e brendshme e autobusit. Nga Njësia për Mbikëqyrje në Vendngjarje
është kryer fotografim, kurse nga juristi i NQP-së është dorëzuar procesverbal.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.