Çfarë ka ndodhur: Shtabi i partisë politike LSDM në lagjen Bonçejca në Prilep është gjuajtur me gurë,
duke u dëmtuar kështu një xham i jashtëm.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 26 shkurt, rreth orës 13:30, shtab i LSDM-së në Prilep.
Burimi i informacioneve: Media elektronike А1On.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm : Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi i një partie politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente para dy ditësh, kur janë
gjuajtur me gurë shtabet partiake të LSDM-së në Prilep, në fsh. Draçevë. në fsh. Sopishte dhe në
Manastir.
Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se një ngjarje e tillë nuk është evidentuar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.
February 26, 2017
Është gjuajtur me gurë edhe një shtab i LSDM-së në Prilep (e vërtetuar)
Adresë
Selia e LSDM-së
Emri i Vendit
vendbanimi Boncejca, Prilep
Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po