Çfarë ka ndodhur: Në Manastir, në rr. “Cërveni Steni” është thyer xhami i derës hyrëse e zyrës vendore
të partisë politike të VMRO-DPMNE-së.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 02 tetor, ora 20:30, shtabi partiak i partisë politike të VMRO-
DPMNE-së në Manastir.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Shetalishte.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM dhe BESA.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë për Kërkesën për informacione me karakter
publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se bëhet fjalë për veprën
penale “Dëmtim i objekteve të huaja” që ndiqet me padi private, si dhe se SPB Manastir po punon në
zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.