Çfarë ka ndodhur: Shtabi zgjedhor i partisë politike GROM në fshatin Bardovci, Shkup, është dëmtuar
kur një person i pa njohur ka hedhur një objekt të fortë duke e thyer kështu xhamin e vitrinës.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 tetor, ora 20:15, Shtabi partiak i partisë politike GROM në fsh.
Bardovci.
Burimi i informacioneve: Fokus.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM, BESA dhe BDI.
Statusi i rastit: I mbyllur, i paraqituri nuk kishte interes që të dorëzojë fletëparaqitje për incidentin.
Përgjigja nga pushtetet lokale: MPB-ja i dha përgjigje Kërkesë për informacione me karakter publik
që KMH-ja ia ka dërguar për këtë incident, me të cilin vërtetohet se incidenti ka ndodhur me gjuajtje
guri nga një person i panjohur në drejtim të shtabit zgjedhor të partisë GROM, kurse menjëherë pas
paraqitjes së ngjarjes nëpunësit policorë të SP “Karposh” kanë dalë në vendngjarje, por në telefon me të paraqiturin, nga ana e këtij është theksuar se nuk dëshiron dhe nuk do të dorëzojë procesverbal për
pranim të fletëparaqitjes për dëmin e kryer.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.